Prag lufte në Azi! Ngrihet “ALARMI”, Kina lëshon raketa balistike në drejtim të Tajvanit

Kina lëshoi disa raketa balistike Dongfeng në ujërat përreth brigjeve verilindore dhe jugperëndimore të Tajvanit, në orë 13:56 (or lokale) tha ministria e mbrojtjes e Tajvanit sipas një agjencie lajmesh Reuters.

Raketat Dongfeng janë ato që operohen nga Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se kishte aktivizuar sistemet përkatëse të mbrojtjes në përgjigje të nisjes, duke shtuar se dënoi veprimin irracional të Kinës, i cili shkatërroi një pjesë rajonale, sipas Reuters.

Zyrtarët e Tajvanit kanë thënë se stërvitjet shkelin rregullat e Kombeve të Bashkuara, pushtojnë hapësirën territoriale të Tajvanit dhe janë një sfidë e drejtpërdrejtë për lundrimin e lirë ajror dhe detar.

Kina ka nisur një stërvitje të paprecedentë ushtarake në gjashtë pika të ndryshme në zonën detare të Tajvanit.

Stërvitja ushtarake kineze nisi dje, pas vizitës së kryetares së Dhomës së përfaqësuesve në SHBA, Nansi Pelosi në ishullin e vetëqeverisur që Pekini e konsideron pjesë të tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT