VIDEO/ Aktivisti përballet me turistët e huaj dhe vendas në Syrin e Kaltër: Pse laheni aty? A nuk e shihni tabelën që e ndalon?

Aktivisti Alben Kola ka publikuar një video ku tregon se si Syri i Kaltër është “pushtuar” nga turistë vendas dhe të huaj.
Mirëpo, ajo çfarë ka shqetësuar aktivistin është fakti se pushuesit kanë thyer rregullin dhe janë futur të lahen.
Në videon e publikuar nga vetë Kola dëgjohet teksa i drejtohet pushuesve se pse kanë hyrë të lahen në një vend ku tabela e tregon mëse qartë se nuk është e lejuar.
“Situata në Syrin e Kaltët. Edhe pse këtu kemi tabela që thotë nuk lejohet. Hey njerëz a e patë tabelën? Nëse e keni lexuar tabelën këtu thotë që nuk lejohet të hyni në ujë, prandaj dilni të gjithë jashtë”, dëgjohet të thote ai.