Dy “Fake News”-et që po qarkullojnë pas ngjarjes së Himarës për manovrat me “Jet Ski”, pamjet e filmuara para dy vitesh

Ngjarja e tmerrshme e Himarës, ku Joanda Avdia, 7 vjeçarja e cila teksa ishte duke u larë në breg të detit u godit për vdekje nga një skaf me drejtuesin ish-komisarin, Arjan Tase, trondtiti mbarë opinionin publik.

E teksa vetëm dy ditë kanë kaluar nga kjo ngjarje, në rrjet janë duke qarkulluar video të manovrave me “Jet Ski” ku thuhet se u rrezikohet jeta pushuese dhe paraqiten si të ditëve të fundit.

Këto pamje po përcillen si të jenë aktuale, mirëpo nuk është e vërtetë pasi rezulton se pamjet që po qarkullojnë në rrjete dhe portale janë të vjetra.

Rasti 1:

Portalet kanë publikuar një video të dërguar nga një qytetar, ku shihet se si një person kryen një manovër me “Jet Ski” për të bërë shoë dhe për pak i merr jetën një pushuesi. Ngjarja ka ndodhur në Shëngjin.

Mirëpo, kjo ngjarje nuk është aspak e ditëve të fundit. Përkundrazi është e dy viteve më parë. Dhe për ta kuptuar se sa e vjetër është videoja, mjafton të bëni krahasim të pamjeve në video me këtë foto të realizuar së fundmi nga i njëjti vend, ku është ngritur një ndërtesë.

Në video, e cila ka dy vjet e xhiruar ndërtesa nuk duket gjëkundi sepse nuk kishte nisur akoma ndërtimi i saj.

Foto e re
Foto e re
Foto para dy vitesh

Rasti 2:

Në një tjetër video që ka qarkulluar në rrjet, një polic shfaqet duke bërë manovra brenda bovave kufizuese, pak metra larg bregut, me një Jet-Ski me logo të Policisë së Shtetit, ndërkohë që filmohet nga një koleg i tij.

Por ajo që paraqitet  në portale si një moment argëtimi dhe shkelje e rregullave nga policët me uniformë, në të vërtetë bëhet fjalë për një donacion “jet ski” që Policia ka marrë, po teston dhe po e filmon vetë për ta dokumentuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT