Rriten tensionet, Kina nis stërvitjen masive ushtarake, Tajvani përgatit për luftë

Forcat e armatosura të Kinës filluan sot stërvitjet në shkallë të gjerë në gjashtë rajone rreth Tajvanit.

Këto janë stërvitjet më të mëdha ajrore dhe detare kineze të organizuara ndonjëherë rreth ishullit, i cili ka qeverinë e vet, por që Pekini e konsideron një provincë të shkëputur, të destinuar për t’u ribashkuar me kontinentin, me forcë nëse është e nevojshme.

Forcat e armatosura të Tajvanit njoftuan sot se po përgatiten për luftë pa kërkuar luftë. Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thekson se do t’i përmbahet parimit të përgatitjes për luftë pa kërkuar luftë.

Ministria tha se do t’i përgjigjej në mënyrë të duhur veprimeve të “armikut” në ngushticën e Tajvanit.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT