Jet sky në Shengjin? Policia provon se videoja e Berishës, i përket viteve më parë dhe sot publikohet për të ngritur tensionin

Policia e shtetit hedh poshtë videot që Sali Berisha dhe disa media po publikojnë për të ngritur tensionin ndaj policisë.

Konkretisht policia ka publikuar fakte që videoja që ka shpërndarë Sali Berisha dhe që i referohet një jet sky që rrezikon banorët në Shëngjin i përket një periudhe disa vjecare dhe kjo provohet qartë me objektet që janë në breg.

Në njoftimin e saj policia thotë se pamjet që shfaqen në video nuk janë aktuale të këtij sezoni veror, por të disa viteve më parë. Aktualisht, në vendin që shfaqet në video, ndodhet një objekt i ndërtuar para disa viteve.

“Nisur nga publikimet e fundit në portale, të cilat nuk janë pamje aktuale, por që u dërgohen me tendencë portaleve për publikim, me qëllim nxitjen e reagimit qytetar, Policia e Shtetit apelon për çdo portal dhe media vizive e të shkruar, që të mos publikojnë video ose lajme të pakonfirmuara, por të marrin informacion të saktë pranë strukturave përgjegjëse në Policinë e Shtetit.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT