PAMJET LIVE: Tensione në protestën për vdekjen e 7-vjeçares, qytetarët çajnë kordonin e policisë dhe i drejtohen Ministrisë së Brendshme

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në protestën për vdekjen e 7-vjeçares dy ditë më parë në Himarë.

Qytetarët kanë çarë kordonin e policisë në tentativë për t’iu afruar ambienteve të Ministrisë së Brendshme. Një grup tjetër i uniformave blu ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke formuar një tjetër kordon.

Protestuesit kanë thirrur “Poshtë qeveria!”, “Çuçi jep dorëheqjen” dhe “Nuk kemi frikë” teksa i janë drejtuar Ministrisë.

Ndiqni pamjet live:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT