“Si Jonada u vra Mateo dhe Klodian Rasha”/ Qytetarja: Është kulmi t’i marrësh jetën një fëmije

Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme përpara godinës së Ministrisë së Brendshme në protestë për vrasjen e 7-vjeçares Jonada në Himarë.
Një prej tyre është shprehur se kanë dalë në shesh për të kërkuar dënimin e atyre që kanë përgjegjësi për këtë ngjarje të rëndë, e cila nuk është e para. Sipas saj, ashtu siç u vra Jonada, u vra dhe Mateo dhe Klodian Rasha.
“Jeta e fëmijës tim. Jonada është edhe e imja. Këta e kanë vra vetë. Kërkojmë që të shkojë aty ku ka shkuar edhe Jonada ai që e ka vra. Jonada është një engjëll. Është kulmi me marr një jetë fëmije. Iu bëj thirrje të dorëzohen, të na lënë të lirë. Është protestë për fëmijën, jo për partinë. U vra Jonada, Mateo, Klodian Rasha. U bëj thirrje shqiptarëve që ai që ka vrarë Jonadën të shkojë përkrah saj”, tha një protestuese.