‘Hiqni kapelet, a keni fëmijë’/ Protestuesit thirrje efektivëve t’i bashkohen tubimit: Drejtesi për Jonadën

Qindra persona pjesëmarrës në protestën e ditës së sotme, i kanë bërë thirrje policisë së shtetit ti bashkohen tubimit, që vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit, ku vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua dhe humbi jetën nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.
Më herët situata ka agravuar paksa ku disa protestues tentuan të thyenin kordonin e sigurisë.
Ata brohorasin njëzëri “qeveria të japë dorëheqjen”, Drejtësi për Jonadën”, ‘Hiqni kapelet, a keni fëmijë’.