“President kukull”/ Vrasja e Jonadës, qytetarët kërkojnë reagim nga Bajram Begaj

Pasi protestuan përpara Kryeministrisë, qytetarët e mbledhur për vrasjen e Jonadës, po marshojnë drejt Presidencës.
Qytetarët po shkojnë drejt godinës së Presidencës për të protestuar edhe aty, pasi sipas tyre presidenti i ri duhet të ketë një qëndrim mbi ngjarjen tragjike.
Protesta nisi tek Ministria e Brendshme dhe më pas u zhvendos për disa minuta në hyrje të Kryeministrisë ku i ndezën qirinj e u vendosën arushë.