Vdekja misterioze e tij mund t’i hedhë “benzinë zjarrit”/ Njeriu kryesor i prodhimit të raketave gjendet i pajetë në një dhomë hoteli

Gjendet i vdekur zëvendës kreu i departamentit të kërkimit dhe zhvillimit në Ministrinë e Mbrojtjes së Tajvanit, i cili drejtoi prodhimin e raketave. Ai u gjet i pajetë në një hotel në Pingtung, në jug të Tajvanit.

Ou Yang Li-hsing, zëvendëskryetar i Institutit Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë Chung-Shan në pronësi ushtarake, kishte humbur jetën në një dhomë hoteli në Tajvanin jugor, raportoi CNA.

Autoritetet thanë se 57-vjeçari Ou Yang vdiq nga një atak në zemër dhe se hoteli nuk tregoi ndonjë shenjë ‘ndërhyrjeje’.

Vdekja misterioze e tij mund t’i hedhë “benzinë zjarrit”/ Njeriu kryesor i prodhimit të raketave gjendet i pajetë në një dhomë hoteli

Familjarët kanë konfirmuar se i ndjeri kishte probleme me zemër, raporton reuters.

Ou Yang, i cili ishte përgjegjës për projekte të ndryshme të prodhimit të raketave, ishte në një udhëtim pune në Pingtung.

Institucioni në pronësi të ushtrisë po punon për më shumë se dyfishimin e kapacitetit të tij vjetor të prodhimit të raketave në afërsisht 500 këtë vit pasi ishulli forcon fuqinë e tij luftarake mes asaj që e sheh si një kërcënim ushtarak në rritje nga Kina.

Kina ka zhvilluar stërvitje intensive ushtarake rreth Tajvanit që nga e enjtja, në shenjë hakmarrjeje për një vizitë në ishull në fillim të kësaj jave nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi.

Siç u bë e ditur, raketat balistike të lëshuara nga Kina të enjten në kuAdër të stërvitjeve kaluan mbi ishull.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT