Rriten tensionet/ Pas sulmeve me raketa në Gaza, Izraeli arreston 19 anëtarë të grupit xhihadist të Palestinës

Izraeli thotë se ka arrestuar 19 anëtarë të grupit palestinez Xhihadi Islamik gjatë një operacioni për bastisjen e Bregut Perëndimor pas sulmeve ajrore kundër objektivave në Rripin e Gazës.

15 persona janë vrarë në sulmet ajrore, duke përfshirë një fëmijë dhe udhëheqësin e PIJ, Tayseer Jabari. Izraeli tha se sulmet pasuan një “kërcënim të menjëhershëm” nga grupi.

Dhjetëra raketa u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit gjatë natës. Episodi i fundit është shpërthimi më serioz midis Izraelit dhe Gazës në pak më shumë se një vit.

Konflikti 11-ditor në maj 2021 la më shumë se 200 palestinezë dhe një duzinë izraelitë të vrarë përpara se të vendosej për një armëpushim.

Ushtria izraelite paralajmëron se ky operacion i fundit – i koduar Breaking Daën – mund të zgjasë për një javë./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT