Pamje dramatike, shikoni si “Kupola e Hekurt” e Izraelit shpërthen në qiell 99% të raketave (Video)

Sërish sulme me raketa mbrëmjen e sotme mes Izraelit dhe Rripit të Gazës.

Forcat izraelite kanë ndërmarrë prej dy ditësh një operacion ushtarak kundër anëtarëve të grupimit Xhihadi Islamik, të cilët dyshohet se janë të lidhur me Hamas.

Mbrëmjen e sotme qindra raketa raportohet se janë lëshuar drejt qyteteve izraelite. Por sistemi anti-raketor i Izraelit “Kupola e Hekurt” ka provuar të jetë i suksesshëm edhe këtë herë.

Autoritetet thonë se gjatë sulmit të sotëm janë shkatërruar në ajër 99% të raketave të lëshuara.

KLIKO: https://www.veed.io/view/a31694e2-2b3f-4fb9-904c-74e83750639e

Back to top button
LAJMET E FUNDIT