Bamir Topi shpërthen ndaj Sali Berishës: Ka shkatërruar opozitën dhe ka shuar çdo zë të lirë

Ish-presidenti Bamir Topi, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ku foli për situatën në Partinë Demokratike. Sipas tij, kryedemokrati Sali Berisha ka shkatërruar opozitën.
Topi u shpreh se Sali Berisha ka shuar çdo zë të lirë ndërsa theksoi se nuk qëndron problemi tek monopolizimi i partisë por i sistemit.
“Berisha është vetë personi që ka shkatërruar në mënyrë sistematike opozitën. Çdo zë i lirë që ka tentuar të dalë është shuar.
Edhe manovrat për të punuar me krerë të partive të tjera të opozitës që kanë një jetë që janë aty si Berisha është tentativë për të monopolizuar një sistem.
E njëjta gjë ndodh në krahun tjetër kanë të njëjtat karakteristika. Politika është e lidhur me pushtetin. Lideri është shumë i rëndësishëm, por lider në një formacion demokrat. Nuk është problemi që ke monopolizuar një parti, por ke monopolizuar një sistem.
Mos mendoni ju që nuk kanë benefite këto të opozitës? Niveli më i ulët është kur e mendon një pozicion politik si një vend pune, ku ke benefite, rrogë, punë, influencë kjo është tradhtia më e madhe që iu është bërë demokratëve.”-tha ai.