Ministri Gjerman Roth: Opozita po pengon anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ministri Gjerman i Shtetit për Evropën, Michal Roth në një intervistë të dhënë për Spiegel teksa ka folur për situatën ne Ballkan, ka folur edhe për situatën politike ne Shqipëri dhe protestat e opozitës.

Roth i ka dhëne një tjetër ‘shuplake’ PD-LSI-se, largimit te saj nga zgjedhjet dhe dhuna ne protesta, teksa është shprehur se protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokraci. Por, dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme.

Me tej, ai thekson se Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese.

“Protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokraci. Por, dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme.

Shqipëria ka bere një rruge te gjate për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese. Dyshoj se ajo nuk ka interes që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Evropian.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT