Gjelat e detit e importuara nga Greqia “bllokojnë” tregun, fermerët e Lushnjes në vështirësi

Në prag të festave të fundvitit, kërkesa për mishin e gjelit të detit është në rritje, por fermerët vendas po përballen me vështirësi në shitjen e prodhimit të tyre.
Importi i gjelave të detit nga Greqia ka ndikuar ndjeshëm në tregun vendas, duke sjellë ulje të çmimeve për gjelat e rritur nga fermerët e zonës së Lushnjës.
Si pasojë, konsumatorët po orientohen kryesisht drejt produkteve të importuara, ndërsa një pjesë e madhe e gjelave të rritur në mënyrë natyrale nga fermerët vendas ka mbetur në stok.
Aktualisht, gjelat po tregtohen me rreth 8 mijë lekë për kilogram, një çmim që sipas fermerëve, nuk mbulon as kostot e shpenëzimeve.
Fermerët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet shtetërore për të mbrojtur prodhimin vendas, si dhe rritje të kontrolleve mbi cilësinë dhe origjinën e produkteve të importuara.