‘Merrni velierën, ikni në Shqipëri’/ Dalin FOTOT e operacionit antidrogë në gjirin e “Arushës”

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni antidrogë i titulluar “The Eye” që u zhvillua nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza në Gjirin e Arushës, në Karaburun.
Deri më tani është bërë me dije se ka qenë Drejtoria e Policisë së Vlorës dhe Policia Kufitare, ato që ia kanë dërguar “GDF italiane” informacionin për lëvizjen e tre skafeve me drejtues shqiptarë në gjirin e Arushës në Karaburun.
Siç shihet dhe nga pamjet kanë qenë skafet shqiptarë, të cilët në thellësi të detit, në limitet e kufirit mes Shqipërisë dhe Italisë kanë furnizuar me drogë “Velierën” që drejtohej nga dy shtetasit ukrainas.
Po ashtu, sipas News 24, arsyeja përse të dy palët janë rezervuar për të bërë publike pamjet e velierës luksoze që u ngarkua me drogë mësohet të jenë hetimet e zgjeruara që po kryen në Itali për të gjetur pronarin e saj.
Sipas deklarimeve të dy ukrainasve të arrestuar, mjeti lundrues i është dhënë nga një italian dhe i ishte thënë “të niseshin drejt Shqipërisë”, pa u sqaruar se ku po shkonin.
Veliera ka qenë tepër luskoze dhe dyshimet janë të forta nga pala italiane, pasi ende nuk dihet nëse ka një denoncim për zhdukjen nga pronari i mundshëm i saj.