Situata e zjarreve në vend në prag ALARMI/ Ministria e Mbrojtjes: Banorët të evakuohen nëse u kërkohet nga autoritetet

Ministria e Mbrotjejes ka reaguar ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend teksa ka përmenduar se cilat janë vatrat aktive më problematike në vendin tonë.

Sipas tyre njoftoht se kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren në përballje me zjarret.

Nga ana tjetër njoftohet se problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore.

“U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet.

Nga toka dhe nga ajri po punohet edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin. Efektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i madh, Bashkia Mat”, sipas ministrisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT