Paralajmëron eksperti i kriminalistikës: Së shpejti do dëgjoni për një tjetër ruse që do na vijë në Shqipëri…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço paralajmëron se siç u shpall “non grata” gazetarja ruse në Kosovë do të ketë një rast edhe në Shqipëri.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan “së shpejtu do dëgjoni për një tjetër ruse që do na vijë në Shqipëri nën mbulim nga organizata ndërkombëtare me mandatin për të kontrolluar kufijtë tanë. Pres që autoritetet ta konsiderojnë atë për “non grata” sa më shpejt”.

“Rasti “non grata” i një ruse në Kosovë nuk do mbetet i izoluar. Së shpejti do dëgjoni për një tjetër ruse që do na vijë në Shqipëri nën mbulim nga organizata ndërkombëtare me mandatin për të kontrolluar kufijtë tanë. Pres që autoritetet ta konsiderojnë atë për “non grata” sa më shpejt…”  shkruan Karamuço.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT