Sondazhi: Serbët zgjedhin Rusinë! Ja si iu përgjigjën pyetjes se çfarë mendojnë për shqiptarët

Një sondazh i realizuar në Serbi ka zbuluar se çfarë mendojnë ata për pakicat rumune, bullgare apo shqiptare në vendin e tyre, dhe rezultatet nuk janë edhe aq suprizuese.
Të pyetur se sa i vlerësojnë minoritetet në Serbi, nga 1 (pozitiv) deri te 4 (vlerësim negativ), sondazhi i realizuar nga organizata rinore “Pogriv” (KOMS), zbuloi se serbët kanë qëndrim më negativ ndaj bullgarëve, kroatëve dhe shqiptarëve. Ndërsa preferojnë më tepër minoritetet e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.
Në të njëjtin sondazh, serbët u pyetën nëse ishin pro apo kundër sanksioneve ruse, ku 55% e tyre u shprehën kundër. 43% e tyre thanë se Serbia duhet të balancohet mes Lindjes dhe Perëndimit.
Por kur u pyetën se nëse do të zgjidhnin njërën prej të dyjave, 53% thanë se zgjedhin Lindjen.
55% e të rinjve serbë besojnë se qeveria ruse nuk duhet të fajësohet për pushtimin e Ukrainës, dhe vetëm 18% e tyre besojnë se Serbia duhet t’i vendosë sanksione Rusisë.