Lufta në Ukrainë vijon ende/ Zelensky paralajmëron Rusinë: Braktisim bisedimet nëse Putin…

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar ditën e sotme Moskën.

Në një fjalim për mediat ai ka thënë se nëse mban referendume në zonat e pushtuara të vendit të tij për bashkimin me Rusinë, nuk mund të ketë bisedime me Ukrainën apo aleatët e saj ndërkombëtarë.

Zelensky tha gjithashtu në adresimin e tij të vonë të natës së 7 gushtit se Ukraina po qëndron fort në pozicionin e saj për të mos i dhënë asnjë territor Rusisë.

“Nëse pushtuesit vazhdojnë rrugën e pseudo-referendumeve, ata do të mbyllin çdo shans për bisedime me Ukrainën dhe botën e lirë, të cilat qartë do t’i duhen palës ruse në një moment”, tha ai.

Trupat ruse dhe separatistët e mbështetur nga Moska tani kontrollojnë sipërfaqe të mëdha territori në rajonin Donbas të Ukrainës lindore dhe në zonat jugore.

Zyrtarët e mbështetur nga Rusia në të dyja zonat kanë ngritur mundësinë e mbajtjes së referendumeve për bashkimin me Rusinë.

Zyrtarët rusë dhe ukrainas mbajtën disa seanca bisedimesh në mars, por u arrit pak përparim dhe secila palë fajësoi tjetrën për ndërprerjen e kontakteve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT