Sfumohet protesta e dytë për Jonaden, qytetarët injorojnë thirrjet e dyshes Meta-Berisha, ja çfarë ndodhi dje

Ashtu siç e kishin paralajmëruar, qytetarët janë mbledhur dje në orën 19:30 për të dytën e herë, ndërsa kanë protestuar në shenjë solidaritet për tragjedinë e Himarës, ku si pasojë e papërgjeshmërisë së një drejtuesi policisë, mbeti e vrarë një vogëlushe 7 vjeçare në bregun e detit, pasi u godit nga një motobarkë.

Me thirrjet “Është gjaku i Jonadës!”, qytetarët në formë demonstrate kanë lyer me bojë të kuqe murin e Ministrisë së Brendshme teksa kërkonin drejtësi për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia në plazhin e Potamit në Himarë. Më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku u ulën këmbëkryq së bashku me disa fëmijë, të cilët janë të shoqëruar nga prindërit dhe mbajnë pankarta në duar me shkrime të ndryshme, por kryesisht kërkonin që shpirti i Jonadës së vogël duhet të pushojë në paqe me vendosjen e drejtësisë maksimale.

Por, ndryshe nga protesta e parë, rra në sy numri i pakët i qytetarëve që iu bashkuan këtij tubimi-marshim, kjo për shkak se ata refuzuan dyshen Ilir Meta dhe Sali Berisha, të cilët nxituan dhe tentuan ta përdornin revoltën për kredo politika. Berisha dhe Meta gjatë këtyre ditëve iu kanë bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së kësaj të hëne. Mirëpo me sa duket ata e kanë kuptuar lojën e tyre për të përvetësuar kauzën e qytetarëve dhe shoqërisë civile.

Madje, ky konstantim u pa edhe dje, ku të pranishëm në protestë ishin përfaqësues të partive politike në vend, por ndryshe nga hera e kaluar mungonin ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Qytetarët thirrje dhe pankarta kundër qeverisë

Por në dallim nga protesta e 4 ditëve më parë, këtë herë i kërkonin kryeministrit Edi Rama që të shkarkonte ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Sipas qytetarëve, ata janë përgjegjësit kryesor për përplasjen për vdekje të 7-vjeçares nga gomonia e drejtuar nga Arjan Tase. Protestuesit i kishin lënë afat kryeministrit Rama që të merrte masat për të vënë para përgjegjësisë ministrat dhe drejtorin e policisë. Duke qenë se nuk morën asnjë reagim, këtë të hënë paralajmëruan nisje të peticionit për largimin e tyre nga detyra.

Teksa vijuan thirrjet “Drejtësi për Jonadën” dhe “Poshtë kriminelët”, qytetarët i kërkuan kryeministrit të dalë e të kërkojë falje. “Mbroni fëmijët me djersën, gjakun tuaj se me këta banditë nuk ka shpresë derisa e drejta do të fitojë dhe do të fitojë patjetër”. “Kemi ardhur këtu që t’i themi këtij ministrit ik sa më parë zotëri.

Do ikësh, por më mirë ik vetë se do ikësh me turp. Edi dil dhe kërko falje se je ti fajtor që ke vënë këtë ministër. I vë çmimet si të do qejfi ty. Ti e bën qëllimisht këtë, bën gjithçka për karrigen tënde.

Kanë qenë burra më të fuqishëm se ty e kanë përfunduar në puse. Ky popull nuk është aq i urtë”, thanë protestuesit. Ndërkohë efektivë të forcave të rendit ishin të pranishëm pranë Ministrisë së Brendshme.

Teksa ndodheshin poshtë zyrës së tij, aktivistja që mbështet Sali Berishën, Ilirjana Kuçana tentoi të telefononte kryeministrin Edi Rama për t’i treguar kërkesat e protestuesve, por pavarësisht përpjekjes nuk mori asnjë përgjigje. Protesta që zgjati rreth 75 minuta u mbyll në orën 20:45 ndërsa qytetarët theksuan se do të dalin sërish derisa të vihet drejtësia për Jonadën.

Lapaj: Qeveritë zgjidhen për të mos lejuar tragjeditë

Ndërkohë edhe avokati Adriatik Lapaj ka marrë dje pjesë në protestë. Gjatë fjalës së tij, Lapaj ka deklaruar se ka marrë pjesë në protestë për të kërkuar drejtësi mbi vrasjen e vogëlushes.

Po ashtu ai ka theksuar se në vend kanë dështuar një sërë sistemesh dhe institucionesh. Gjithashtu Lapaj ka deklaruar se qeveritë duhet të jenë të afta dhe të marrin masa, në mënyrë që situata të tilla as mos të ndodhin dhe as mos të ketë tragjedi.

“Qeveritë nuk zgjidhen për të shprehur ngushëllime, por për të marrë masa, Kryeministri duhet të shprehet me vendime që japin sinjalin që ka reflektim, shkarkime për të dhënë mesazh që nuk marrim në mbrojtje ata që shkelin ligjin”, deklaroi Lapaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT