KM shpërndan “menunë e burgut” për ata që pengojnë zgjedhjet

Me shpejtësi po përhapet në rrjetet sociale e ashtuquajtura “menuja e burgut”. Bëhet fjalë për një skicë të ndërtuar nga ekspertët e komunikimit të qeverisë, e cila synon paralajmërimin e atyre personave që mund të prishin zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

“Menuja e burgut” është një përmbledhje e dispozitave të Kodit Penal mbi prishjen e zgjedhjeve.

Në deklaratat publike shefi i qeverisë ka thënë se nuk do të ketë asnjë tërheqje për zgjedhjet lokale dhe sipas tij kush i cënon do të përfundojë në burg.

Nga ana tjetër të martën, kreu i PD ka theksuar se në 30 qershor nuk do të lejohen zgjedhjet, që sipas Lulzim Bashës janë një grusht shteti kushtetues.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT