Kreshnik Spahiu: Mjetet lundruese, luks i familjeve të oligarkëve dhe politikanëve

“Sot për sot, mjetet lundruese janë mjete luksi vetëm i familjeve të oligarkëve dhe politikanëve shqiptarë.”

Kështu u shpreh juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për “Euronews Albania”.

Sipas tij, nëse bëhet një monitorim i pronarëve të mjeteve lundurese, 70% e tyre do të jenë fëmijë ose të afërm të ministrave, politikanëve dhe qeveritarëve shqiptarë.

“Mendoj se nëse bëhet një monitorim i pronarëve apo drejtuesve të mjeteve lundruese, kam bindjen absolute se 70% e tyre dalin fëmijë, nipa, kunetër të ministrave, politikanëve, qeveritarëve. Sot për sot, mjetet lundruese janë mjete luksi vetëm i familjeve të oligarkëve dhe politikanëve shqiptarë”, theksoi ai.

Në lidhje me protestën për vdekjen e 7-vjeçare në Himarë disa ditë më parë, juristi nënvizoi se qëllimi ishte legjitim dhe i drejtë.

Spahiu shtoi se shteti shqiptar, pa përgatitur infrastrukturën ligjore dhe logjistike, lejoi me pa të drejtë aktivitetin e mjeteve lundruese duke shkaktuar një kaos në bregdet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT