Rivaliteti apo bashkim në një? Ilir Meta i ‘vjedh’ Berishës çunin drejtor të Fahriut

Ilir Meta ka publikuar në mënyrë surprizë fjalën e shefit të Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, i cili zhvilloi një takim me banorë të njësisë 8 në Tiranë, ku dëgjoi shqetësimet e tyre për mungesë të ujit.
Meta ka përgëzuar Balliun për interesimin e qytetarëve të Tiranës, ndërsa thekson se koha e vjedhjeve me taksat e qytetarëve po perëndon përgjithmonë.
Ai thotë se koha e ndëshkimit për hajdutët po afron dhe se nuk ka censurë që ndalon të vërtetën dhe triumfin e lirisë mbi tiraninë.
“Të lumtë Klevis që po mbron interesin e qytetarëve të Tiranës!
Koha e vjedhjeve me taksat e qytetarëve po perëndon përgjithmonë!
Koha e ndëshkimit për hajdutët po afron!
Nuk ka censurë që ndalon të vërtetat dhe triumfin e Lirisë mbi tiraninë”, shkruan Meta, ndërsa ka postuar fjalën e plotë të djalit drejtor të Fahri Balliut.
Tani dihet miqësia e Metës me Fahri Balliun, por pas këtij veprimi lind pyetja nëse Meta poi a “vjedh” Berishës këtë Kelvisin, apo thjesht po i bëjnë njësh dy partitë e tyre.