Sërish sherr në Himarë, dy persona konfliktohen për dhomën e pushimit, Policia nxjerr detajet

Një tjetër ngjarje është shënuar në Livadhe në Himarë, ku raportohet se dy persona janë konfliktuar dhe i kanë shkaktuar dëme njëri tjetrit.

Sipas policisë S. H., 54 vjeç, banues në Tiranë është konfliktuar për motive të dobëta, për një dhomë pushimi, me shtetasin M. K., 74 vjeç, banues në Livadh, Himarë.

Njoftimi:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi S. H., 54 vjeç, banues në Tiranë është konfliktuar për motive të dobëta, për një dhomë pushimi, me shtetasin M. K., 74 vjeç, banues në Livadh, Himarë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT