E postoi sikur ishte Tirana, Meta del blof me foton, dyshohet se është Kabuli

Ilir Meta ka publikuar sot një foto nga Tirana e 1980-ës dhe ajo e 2021, duke nxjerrë në pah sipas tij, ndotjen e ajrit në Tiranë.
Por, nga një kërkim i thjeshtë në Google vërtetohet se fotoja e dytë të cilën Meta e ka publikuar nuk është Tirana, por Kabuli.
Për më tepër e njëjta foto është përdorur dhe në vitin 2017 nga organi zyrtar i PD, “Rilindja Demokratike”, duke mashtruar qytetarët.
“Koha për t’u zgjuar që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë përsëri” bën thirrje Meta, me foto nga Kabuli.