Aleatja e Macron: Franca i thotë JO negociatave për Shqipërinë!
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në Bashkimin Europian? Ajo që bllokoi zgjerimin e Bashkimit Europian dhe negociatat me Shkupin dhe Tiranën isha unë kur isha ministre, dhe do ta bëj sërish!”.
Nathalie Loiseau, ish-ministrja e franceze e Çështjeve Europiane deri në marsin e këtij viti, duket se ka konfirmuar se Franca do të votojë kundër hapjes së negociatave me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor.
Ontervista e plotë e Nathalie Loiseau për RTL
Aleatja e ngushtë e presidentit Emmanuel Macron është kandidatja e tij kryesore deputete në zgjedhjet e Parlamentit Europian dhe nuk ka ngurruar t’u bëjë thirrje vendeve të tjera anëtare të votojnë kundër zgjerimit të BE-së në Ballkan.
E pyetur nëse Franca duhet të pranojë shtete të tjera në Bashkimin Europian, ish-ministrja u përgjigj: “Jo. Zgjerimi nuk është i mundur për sot. BE-ja nuk është e gati, as për vende kandidate as për anëtarësim. Unë gjithashtu kam bllokuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor të vitit 2018”.
Në intervistat që ka dhënë këtë deklaratë me disa media franceze, përfshirë” Le Figaro”, apo “Mariane” ajo shprehet se nuk ka ndryshuar qëndrim dhe se është e bindur se ne qershor nuk do të ketë hapje negociatash.
“Unë shkova në Maqedoninë e Veriut për t’u thënë në sy jo-në, sepse nuk jeni gati dhe se nuk do të ketë negocime në qershor”, shprehet Loiseau.
Ish-ministrja është e bindur se Franca do të njoftojë kundër hapjes së negociatave. “Ne jemi kundër hapjes se negociatave dhe do të vazhdojmë të jemi kundër, ato (Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut) janë gjeografikisht në Evropë, ne duhet t’i ndihmojmë, por zgjerimi nuk është në tryezë”, shprehet ajo.
Loiseau është një nga deputetet më të besuara të Presidentit Macron dhe kandidatja kryesore e Partisë së tij “En Marche” për zgjedhjet europiane. Ish-ministrja e Çështjeve të punëve Europiane përshkruhet si një njeri i vendosur dhe ambicioz, duke synuar të bëhet shumë më tepër sesa një anëtare e Parlamentit Europian.
Loiseau dëshiron të udhëheqë një grup të ri në Parlament që do të formohet nga partia e Macron, La République En Marche dhe nga liberalët evropianë. Një rol i tillë do ta bënte Loiseau një ndërmjetëse të fuqishme në Bruksel dhe do t’i jepte fuqinë për të bllokuar integrimin e mëtejshëm të unionit europian. Ajo ka premtuar jo vetëm ndalimin e zgjerimit të BE-së, duke thënë se unioni nuk është gati, por edhe “rishikimin” e zonës Shengen.
“Jo”-ja e saj vjen si një dush i ftohtë, por jo i papritur dhe duket se konfirmoi raportet që askush në Tiranë dhe Shkup nuk do të donte të dëgjonte: Franca mund të votojë kundër hapjes së negociatave në qershor.
Ky mesazh nga Parisi tregoi edhe njëherë se zgjerimi i Bashkimit nuk është aspak një ide e pranueshme midis qytetarëve të BE dhe asnjë nga politikanët evropianë nuk është gati të bëhet viktimë e këtij rreziku politik. Në Shkup, kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar të dorëhiqet, ndërsa në Tiranë moshapja e negociatave ka të ngjarë të përkeqesojë edhe më tej krizën aktuale politke.
Javë më parë ish-ministrja ka dalë edhe kundër pranimit të Serbisë në BE, pak ditë pasi vizitoi Beogradin si ministre. “Gjendja aktuale e Bashkimit Evropian nuk lejon hyrjen e vendeve të reja”, tha Loiseau, duke shtuar se Serbia ka bërë përparime të mëdha, por se Franca si një mike e vërtetë, është e detyruar të tregojë të vërtetën.
Kjo e vërtetë, sipas analistit politik Srđan Cvijić, është pjesë e një retorike të ashpër që sinjalizon se Franca është kundër anëtarësimit të vendeve të Ballkanit.
“Qëndrimi i Parisit vjen si rezultat i faktit se Ballkani për Francën nuk është prioritet në kontekstin gjeopolitik. Sondazhet e opinionit publik treguan se shtetasit francezë në përgjithësi nuk e mbështesin zgjerimin dhe për këtë arsye politikanët nuk duan të rrezikojnë”, thotë Cvijić.
Opinioni i fundit i realizuar nga agjencia britanike “YouGov”, e realizuar në shtatë vende europiane (Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka), tregoi se Franca është më skeptikja për zgjerimin e unionit. Deri në 52% të anketuarve francezë nuk duan që Serbia të bashkohet me Bashkimin Europian.
“Demokracia e pazhvilluar, korrupsioni i përhapur dhe perceptimi se anëtarët e rinj po u marrin francezëve vendet e punës, janë vetëm disa nga arsyet e këtij qëndrimi të opinionit publik francez”, shpjegon Cvijić, duke shtuar se kjo sigurisht nuk do të ndihmojë përparimin e Ballkanit drejt BE.
Sipas analistit mosgatishmëria e BE-së për të përmbushur premtiet ndaj Shkupit por edhe ndaj Tiranës, mund të ndikojë edhe në çështjen e Kosovës.
“Nëse Franca vazhdon të bllokojë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, unë nuk shoh ndonjë arsye pse presidenti Aleksandër Vuçiç do të besonte se njohja e Kosovës do t’i japë atij sigurinë për anëtarësimin në union”, thotë analisti. Ai shton se “ballkanasit nuk janë budallenj dhe nuk shohin shpresë reale për hyrjen në BE”.