Pendarovski pranon kërkesën e Ahmetit, emëron një shqiptar në krye të shërbimit inteligjent

Për herë të parë shërbimet e inteligjencës në Maqedoninë e Veriut do të drejtohen nga një shqiptar. Vendimi është marrë nga presidenti Pendarovski, i cili pas një konsultimi me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti ka caktuar në këtë post Erold Musliun.

Artan Grubi, deputet i BDI-së thotë:  “Zoti Ahmeti ka pasur takim me zotin Pendarovski dy ditë më parë, dhe i kanë diskutuar të gjitha çështjet, përfshirë këtu edhe çështjet kadrovike. Besoj që ka qenë një takim jashtëzakonisht i frytshëm dhe në atë takim është diskutuar edhe kjo çështje”.

Erold Musliu do të jetë shqiptari i parë i cili do të drejtojë Agjencinë e Zbulimit. Në krye të Inteligjencës ai vjen pas punës disavjeçare në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT