6 mijë tonë grurë nga Ukraina, Erion Braçe paralajmëron Ministrinë e Bujqësisë: Bëni publike kostot ose i nxjerr vetë

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar ditën e sotme për anijën me 6 ton grur të mbërritur një ditë më parë në Portin e Durrësit.

Braçe ka kërkuar transparencë nga Ministria e Bujqësisë dhe kompania që e ka porositur, që sipas tij duhet të bëjë publike koston me të cilën ka ardhur gruri dhe çmimin me të cilën është marrë gruri.

Braçe shprehet se nuk ka përse përbën lajm ardhja e një anije me grurë nga Ukraina ndërkohë që mijëra ton grurë po i mbeten pa shitur bujqve vendas.

Deputeti socialist ka paralajmëruar Ministrinë e Bujqësisë se nëse nuk bën publike kostot ai thotë se do t’i nxjerrë vetë të gjitha kostot reale me të cilat është marrë gruri.

“Dy ditë me radhë, lajm i rëndësishëm në fushën e tregtisë dhe bujqësisë ka qenë anija me grurë që mbërriti nga Ukraina. Nuk e kuptoj pse është i rëndësishëm lajmi që një anije me 6 mijë ton grurë mbërriti në Portin e Durrësit. 

Askujt nuk i shkon në mendje të pyes, me çfarë kostoje erdhi ky grurë, sa del 1 kg grurë i ardhur nga Ukrainë në Doganën Shqiptare. Do doja që Ministra e Bujqësisë dhe mbi të gjitha vetë kompania që ka sjell grurin të bënte publike shifrat, çmimin, koston me të cilën ka ardhur gruri. E di pse, se ka ende grurë të prodhuar në vend, grurë shumë i mirë, me proteinë 15%, me lagështirë 13-14%, me reze 75%. 

Për sa kohë që një bujk ka 20-25 tonë grurë të tillë këtu në Myzeqe, përsa kohë një bujk tjetër ka pak më tutje ka 20-22 tonë grurë gjendje, pse duhet të përbëjë lajm gruri i ardhur nga Ukraina me kosto më të shtrenjtë. 

Kam një lutje edhe për ministrinë e Bujqësisë dhe kompanisë, nuk kam asgjë tregtia është  e lirë e të tjera me radhë, po t’iu thonë publikisht njerëzve me çfarë çmimi dhe kostoje. Nëse nuk e bën do ua tregoj unë koston reale me të cilat gruri i ardhur nga Ukraina ka dalë nga Dogana Shqiptare”, tha Braçe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT