Aksidentohet traileri me grurë/ Tonelata me drithë ukrainas derdhen në “Tiranë-Durrës” (VIDEO)

Një trailer i ngarkuar me grurë, i cili po udhëtonte në drejtm të Tiranës ka pësuar një aksident.

Si pasojë sasia e grurit që transportonte është derdhur në autostradë.

Shihet se ka një sasi të madhe gruri në të dyja kahet e autostradës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një qendre tregtare.

Kujtojmë se dy ditë më parë anija me grurin ukrainas u ankorua në portin e Durrësit.

Anija “Jaohar Ranim” u furnizua me grurë në portin Izmai të Ukrainës disa ditë më parë, në bazë të marrëveshjes të arritur nëpërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për të lejuar eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës.

Aksidentohet traileri me grurë/ Tonelata me drithë ukrainas derdhen

Aksidentohet traileri me grurë/ Tonelata me drithë ukrainas derdhen

Back to top button
LAJMET E FUNDIT