Meta paralajmëroi “furtunë” në shtator, Berisha flet për qeverinë teknike, zbulon hapin e radhës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ditën e sotme në koferencën e përjavshme me gazetarët, është ndalur edhe te deklarata e bërë dje nga kryetari i PL, Ilir Meta, i cili paralajmëroi se në muajin shtator do të kemi një qeveri teknike.

Berisha u shpreh se me Metën nuk ka zhvilluar asnjë bisedë, sa i përket qeverisë teknike, ndërkohë theksoi se largimi i kryeministrit Edi Rama është prioriteti i partive opozitare.

Pasi kjo të arrihet, Berisha tha se do të përgatiten zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Ne nuk kemi diskutuar por teza jonë është kjo, Edi Rama duhet të largohet një ditë edhe më parë. Pas largimit të kësaj qeveria natyrisht detyra më themelore pregatitja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. A do të ngarkohet një qeveri teknike apo si do quhet ajo, kjo është diccka që  do të vendosin forcat politike”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT