“Erjoni ka bërë punë të jashtëzakonshme në Tiranë”/ ‘Përplasja’ mes Metës dhe Veliajt, ja si shprehej ish-presidenti kohë më parë

Një përplasje në distancë ka nisur mes kryetarit të Partisë së Lirisë dhe kryebashkiakut Erion Veliaj ditët e fundit, që nisi me një postim të ish presidentit në Facebook të Tiranës në vitin 1981 dhe në vitin 2021.

Por ‘përplasja’ e cila kaloi edhe në ofezë vijoi edhe në konferencën për media të Ilir Metës i cili, me fjalorin e tij, ofendoi duke e cilësuar Veliajn si ‘qen të pa vaksinuar’ të Tiranës.

Më herët, ishte Meta i cili mbështeste Veliajn dhe punën e tij në Tiranë duke u shprehur se ky i fundit ka bërë punë të jashtëzakonshme në kryeqytet.

“Uroj kryetarin që tregon një kulturë demokratike që është e rrallë në vendin tonë. Po mund të ketë patur ndonjë dyshim a do punojë Erioni? Unë besoj që puna që ka bërë Erioni gjatë këtyre dy viteve ka qenë një punë e ndjeshme në të gjithë Tiranën, e padiskutueshme, por jam shumë i gëzuar për punën që po bën për integrimin e të gjithë këtyre njësive në bashkinë e re të Tiranës. Kjo i jep fund diskriminimit dhe mungesës së vëmendjes. Unë do të doja që të gjithë kryetarët e bashkive të punojnë në këtë mënyrë. Ky koalicioni i Tiranës mendoj se po punon shumë mirë. Dua ta falenderojë Erionin për këtë frymë bashkëpunimi që ka”, është  shprehur Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT