Thirrja e kolonelit: Shqipëria dhe Kosova të unifikojnë sa më parë strategjinë e sigurisë kombëtare

“Shqipëria dhe Kosova duhet të unifikojnë sa më parë strategjinë e sigurisë kombëtare dhe strategjinë ushtarake”.

Kështu shprehet koloneli Dritan Demiraj, një nga pionerët e Forcave Speciale Shqiptare.

Ai shkruan në një postim në Facebook se kërcënimet e Putin dhe aleatëve të tij në Ballkan, sot janë më evidente se asnjëherë.

Postimi i plotë i Demirajt:

Sot më shumë se kurrë duhet të investojmë në sigurinë publike dhe kombëtare.

Rreziqet dhe kërcënimet e Putinit dhe aleatëve të tij në Ballkan janë më evidente se asnjëherë.

Shqipëria dhe Kosova duhet të unifikojnë sa më parë strategjinë e sigurisë kombëtare dhe strategjinë ushtarake.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT