S’është vetëm karburanti, rritja e kostos së plehut po rrit çmimet e ushqimeve

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se sipas një skenari çmimet globale të ushqimeve do të rriten me 8.5% deri në vitin 2027.
Rritja e çmimit të plehut kontribuon në rritjen e çmimit të ushqimeve, siç raporton CNBC duke cituar Byronë Amerikane të Bujqësisë, disa plehet pritet të rriten deri në 300% nga çmimi që kishin në shtator 2020.
“Vitin e kaluar çmimi ishte rreth 270 dollarë për ton dhe tani është mbi 1,400 dollarë për ton,” tha Kaiser Family Farms dhe drejtore e Bordit të Bashkuar të Sojës.
Fermerët bartin një pjesë të kostove të rritura tek konsumatorët, duke rezultuar që këta të fundit të paguajnë çmime më të larta.