Salianji bën “hapin” e parë drejt “fronit” të PD-së, merr vëmendjen e gazetarëve që injorojnë Sali Berishën, lideri historik shtanget (VIDEO)

Mbledhja e Partisë Demokratike sot në selinë blu, është zhvilluar me tone të larta e debate të shumta mes Ervin Salianjit e Sali Berishës.
Ish-deputeti tashmë prej ditësh ka prishur harmoninë brenda partisë me takimet që ka zhvilluar jashtë programit të PD në qarqe i vetëm pa prezencën e figurës së Berishës dhe as “besnikëve” të këtij të fundit.
E PLOTË/ Nga dorëheqja e Gjekmarkaj tek sherri me Berishën, 5 orë debate në seli për daljen e Salianjit “jashtë rreshtit”! ZBARDHEN diskutimet: Flamur je përgjegjës
Duke pasur parasysh identitetin që Berisha ka, e pazakontë ka qenë ndodhia e filmuar në dyert e selisë blu pas përfundimit të mbledhjes. Të gjithë gazetarët janë turrur për të marrë një prononcim nga Salianji, ndërsa Berisha ka mbetur i shtangur për disa momente e më pas në heshje ka kaluar përbri tyre duke hipur më pas në automjetin e tij.
Në mbledhjen e sotme Salianji bëri përgjegjës për gjendjen e PD të gjithë strukturën drejtuese ndërsa i kërkoi dorëheqjen dhe Flamur Nokës lidhur me rastin e firmave të dhëna për Avokatin e Popullit. Këto e të tjera veprime të Salianjit, jo pak herë janë parë si tentativa për të marrë karrigen e liderit historik, atë të Berishës.