LIVE / Osmani, në konferencë me Begajn: Kërkojmë traktat të përbashkët për mbrojtjen! Serbia është agresori…

Presidentët Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp ku kanë ritheksuar përkrahjen mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fjalën e saj, Osmani kërkoi një traktat të ndërsjelltë mbrojtjeje mes dy vendeve. Ajo tha se është e qartë që Serbia është agresori në rastin e Ballkanit.

“Kosova do të ecë në të njëjtat hapa për integrimin. Ne kemi nevojë ende për mbështetjen e Shqipërisë në organizmat ku ne nuk kemi ulëse. Ne kërkojmë mbështetje për anëtarësimin në NATO, aty ku e kemi vendin. Dua t’ju falenderoj në emër të popullit të Kosovës për mbështetjen e mëparshme ku keni treguar angazhim patriotik” – tha Osmani në Prishtinë gjatë konferencës me Bajram Begajn.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT