Folët me Begajn për ‘Ballkanin e Hapur’? Osmani: Nuk i ra radha çështjeve që s’biem dakord, të respektojmë qëndrimin e njëri-tjetrit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Presidenti ynë Begaj nuk e kanë diskutuar çështjen e ‘Ballkanit të Hapur’ në takimin e tyre dypalësh.
Osmani tha se në bisedë nuk i ra radha çështjeve që nuk kanë dekoruesi, përderisa janë shumë e shumë ato që kanë dakordësi të plotë.
“Kemi gjetur aq shumë pika që pajtohemi saqë atyre shumë pak në të cilat nuk rakordohemi nuk i erdhi radha. Në e respektojmë qëndrimin e Shqipërisë për këtë çështje, ndaj njëjtë kërkojmë që edhe të respektohet qëndrimi ynë.
Arsyet pse e kemi kundërshtuar ende qëndrojnë. Serbia fillimisht të ndalojë retorikën konflikt nxitëse, të respektojë integritetin tonë shtetëror, të na njohë si shtet dhe më pas flasim për këtë gjëra”, tha Osmani.