Veliaj ‘thumbon’ Ilir Metën: Ish-Presidenti, si brigadier komunaleje…

Krahasimin që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i bëri Tiranës së viteve të fundit me Kabulin, kryebashkiaku Erion Veliaj e quajti edhe njëherë një shpifje.

Teksa inspektoi punimet e fundit për Pistën Olimpike të Atlektikës në Parkun e Liqenit, Veliaj mbrojti investimet e bëra në kryeqytet.

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

“Unë e di që në Tiranë nuk bëhen gjërat kollaj, politika është shumë toksike, të gjithë politikanët, ish-kryeministra, ish-presidentë, duan të bëhen të gjithë brigadierë komunale. Nuk u bë as gradaçelë, nuk u bë asnjë shkulje pemësh. Është ndoshta rasti i dytë, përveç pistës së Nike në Seattle, ku praktikisht natyra gërshetohet me atletikën.”

Një ndër investimet, që sipas Veliajt i shton vlerë Tiranës është edhe Pista Olimpike e vrapit dhe kërcimit, që do të jetë gati shumë shpejt për të pritur sportistët profesionistë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT