“Do të zëvendesohen me të pasur nga bota”, Meta: Qëllimi i Ramës, të largojë shqiptarët dhe të sjellë punëtorë nga Bangladeshi

Ilir Meta, ka deklaruar se qëllimi i Ramës dhe i qeverisë së tij është që të përzërë shqiptarët nga vendi.
Meta ka deklaruar se Rama ka nisur një aventurë për të sjellë të pasur në Shqipëri që të bëjë pazare me ta.
“Nëse do të merremi me të gjitha skandalet që prodhon çdo ditë kjo qeveri, merremi. Por është edhe dëshira e kësaj qeverie që të zhvendosim vëmendjen nga prioritetet më të mëdha të vendit tonë. Kjo është një aventurë, siç është aventurë e shpallur që të lëmë të ikin shqiptarët se na vijnë punëtorë nga Bangladeshi e me ata do të anëtarësohemi në BE.
Dhe kjo është në vazhdën e kësaj logjike. Të ikin shqiptarët dhe të sjellim të pasur. Qëllimi është t’i kthejmë ose në shërbëtorë ose ata që kanë mbetur këtu në emigrantë. Këto janë skenarë që nuk do të funksionojnë këtu. Edhe atje e kanë mendjen tek kullat dhe metrat katrorë se kështu nisi kjo punë”, tha Meta.