Berisha kërkon të rrëzojë Ramën por ngatërron datën e protestës, lideri i të djathtëve bëhet “lëmsh” ndërsa nga selia del “tymi i zi”

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka hyrë në betejën e protestave pa u “marrë vesh” njëherë me kalenderin! Vetëm një ditë pasi njoftoi se protesta kombëtare e Partisë Demokratike do të mbahej më 22 dhjetor, këtë të diel, gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, Berisha e zhvendosi tubimin dy ditë me herët, duke deklaruar se demokratët dhe demokratët do të nisin “betejën” me “narkoshtetin” më 20 dhjetor.

Një ngatërresë “e vogël” në shqiptim, por jo edhe aq e vogël kur bëhet fjalë për thirrjen e demokratëve në rrugë. Sepse, siç duket përpara se të rrëzohet pushteti siç dhe lideri i demokratëve kërkon, duhet sqaruar më parë data.

“Partia Demokratike ju bën thirrje ju demokratë dhe demokratë në radhë të parë, por dhe ju qytetarë që e konsideroni votën e lirë zemrekun e demokracisë të nisim më 20 betejën tonë e cila do të ndërpritet vetëm me rrëzimin e këtij pushteti, krijimin e qeverisë teknike dhe votimin e lirë të shqiptarëve me të cilën Partia Demokratike do të fitojë zgjedhjet. Si ka fituar kurrë zgjedhjet Edi Rama. Ashtu si dhe në vitin 2001 ne ja treguam shqiptarëve dhe botës se ky i vodhi zgjedhjet”, tha sot Berisha, duke vulosur zyrtarisht një datë tjetër nga ajo e shpallur një ditë më parë.

Ironikisht, vetëm dje Berisha kishte njoftuar Kryesinë për organizimin e protestës kombëtare më 22 dhjetor, në orën 17:00, përpara Kryeministrisë. Një protestë që do të ishte e para kombëtare pas zgjedhjeve të 11 majit dhe që vjen pas katër “foltoreve” të mëparshme, të kritikuara gjerësisht për pjesëmarrjen e ulët.

Protesta e paralajmëruar po vjen në një klimë ku përpos “luftës” së opozitës me maxhorancës, nga selia blu ka dalë “tymi i zi”. Mbrëmjen e kaluar, mbledhja e Kryesisë është shoqëruar me debate të forta, ku Ervin Salianji i ka kërkuar publikisht Flamur Nokës dorëheqjen, duke thelluar më tej përçarjet në radhët e opozitës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT