Kursimi i energjisë/ Balluku: Para se të dilni nga shtëpia sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura

Në kushtet e krizës globale të energjisë elektrike, ministrja e Energjetikës, njëkohësisht zëvendës kryeministre, Belinda Balluku ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh sensibilizues për kursimin e energjisë elektrike.

‘Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar.

Përpara se të dilni nga shtëpia sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm, gjatë kohës që jeni në shtëpi.’- shkruan Balluku.

Kursimi i energjisë/ Balluku: Para se të dilni nga shtëpia sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura

Back to top button
LAJMET E FUNDIT