Shëngjin/ Shpëton nga mbytja vëlla e motër, Robert Neçaj mbetet i dëmtuar

Robert Neçaj është i riu i cili pa dyshimin më të vogël mund të konsiderohet hero i plazhit të Shëngjinit.

Ditën e djeshme, vrojtuesi ka shpëtuar nga mbytja dy pushues. Mësohet se ata ishin vëlla e motër nga Kosova dhe kishin ardhur për pushime në Shëngjin.

Sipas informacioneve, ai ka mundur t’u shpëtojë jetën të rinjve por vetë ka mbetur i dëmtuar.

Vëlla e motër, pas transportimit në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore u konstatua se janë jashtë rrezikut për jetën.

Kjo nuk është hera e parë që Neçaj bën një gjest heroik. Ai ka shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish gjatë detyrës së tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT