Gjykata e Lartë me 32 mijë dosje dhe pa gjyqtarë

Stoku në Gjykatën e Lartë ka kapur rekordin e 31 mijë e 410 dosjeve, që presin ende.

Duke nisur që nga kjo e enjte (23 maj), Gjykata e Lartë nuk është më funksionale sepse pas shkarkimit nga KPA, të gjyqtarit Edmond Ismalaj, kjo gjykatë nuk mund të formojë trupa, për të shpallur vendime.

Gjykata ka ngelur me vetëm dy gjyqtarë, kryetarin Xhezair Zaganjori dhe Ardian Dvoranin, që është kreu i KED. Të dy ata që së bashku nuk mund të formojnë as një trupë gjyqësore .

Në këto kushte përveç stokut që vazhdon të avancojë në dëm të interesave të qytetarëve , njëkohësisht pritet që të përfitojnë edhe njerëz të botës së krimit, të cilët kërkohen ose do të kërkohen, për t’u ekstraduar, si edhe masat e sigurimit personal, që tashmë nuk mund të rekursohen dhe që u jep shpresë shkelësve të ligjit t’i mbyllin llogaritë njëherë e mirë në Gjykatat e Apelit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT