U raportua për të shtëna me armë, detaje nga ngjarja tragjike në Kurbin: 51 vjecari vdiq pasi u rrëzua në kanal

Një person i pajetë ka mbërritur mbrëmjen e sotme në  spitalin e Kurbinit.

Fillimisht u raportua për të shtëna me armë, por burime bëjnë me dije se shtetasi Ylli Tafili, 51 vjeç u dërgua nga familjarët me urgjencë në spital, pasi kishte rënë aksidentalisht në një kanal vaditës në zonë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT