Ilir Meta, në ‘garë’ me Berishën kush nxjerr më shumë foto me presidentë amerikanë

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton sot feston 76-vjetorin e lindjes.

I pari që e ka uruar në FB, është… Ilir Meta.

“Shumë urime Presidentit Bill Clinton, mikut të madh të shqiptarëve, me rastin e 76-vjetorit të lindjes.

I lumtur të bashkëpunoja me të në të mirë të kombit tonë dhe forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane!

Shëndet të plotë dhe jetë sa më të gjatë”, shkruan Meta.

Ky i fundit duket se është në garë me Berishën, kush poston më shumë foto me presidentë amerikanë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT