MREKULLI/ Vogëlushi shkon pa shenja jete në spitalin e Sarandës pasi rrezikoi mbytjen por…

Ndonjëherë kur mrekullitë ndodhin, ato thjesht duhen pranuar.

I njëjtë është dhe rasti i një fëmijë 3 vjeç e gjysmë i cili ka rrezikuar mbytjen në bregdetin e Sarandës.

Vogëlushi nga Tirana ka mbërritur në urgjencën pediatrike të Sarandës pa frymëmarrje dhe pa vetëdije.

Por ndërhyrja e menjëhershme e mjekësve ka bërë që 3-vjeçari të kthehet në jetë.

Mjekët i kanë vendosur menjëherë oksigjen dhe sonde nazogastrike për të nxjerre ujin e aspiruar.

Mësohet se i mituri do dërgohet për ndjekje e trajtim te mëtejshëm në QSUT me helikopter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT