U shpëtoi jetën dy adoleshentëve në Shëngjin, por përfundoi vetë në spital/ Familja zbulon gjendjen e të riut hero

Robert Neçaj, vrojtues plazhi dhe zv.President i Federatës së Vrojtuese të plazhit, është përballur ditë më parë me një rast në zonën e Ranës së Hedhun dhe atje ka shpëtuar vëlla e motër që po mbyteshin.
Edhe pse nuk shërbente aty si vrojtues plazhi, pasi ka parë se deti ishte me trazira dhe dy adoleshentët nga Kosova po mbyteshin në thellësi 4-5 metra, Roberti nuk ëhstë kursyer edhe përse e ka kuptuar rrezikun.
“Djalin e kapi epilepsia(sëmundja e tokës), ndërsa vajza tmerrohet. Ata arrijnë aty ku deti kishte deri në 4-5 m thellësi dhe trazira! Ata fillojnë të kërkojnë ndihmë. Por, si një ditë me pak reshje shiu,në orar të vonë dhe larg mundësive për ndihmë, aty afër pothuajse nuk kishte njerëz.
Në këtë moment Roberti vendos të ndërhyjë për t’i ndihmuar, ndonëse e parashikonte rrezikun. Por ” i mbyturi të mbyt”. I “sulmuar” nga të dy të rinjtë, për të mos u mbytur, Roberti nuk tërhiqet, por fundoset disa herë duke i mbajtur kokat e tyre jashtë ujit. Ai i mbron të rinjtë por pin shumë ujë vetë. Kur i nxjerr ata në cektësi, vetë mbetet pa ndjenja sapo mbërrin në breg”, shkruan babai i vrojtuesit të plazhit.
Megjithatë, pas ditësh në spital, që nga data 16 gusht, Robert Neçaj është përmirësuar falë fizikut të tij dhe punës së mjekëve. “Tashmë Roberti është përmirësuar mirë dhe ndihet i lumtur për suksesin e arritur! Faleminderit me përultësi të gjithëve”, shkruan babai i tij.
“Dje ky djalë i quajtur Robert Tonin Neçaj djali i shtepisë së mirë e të nderuar të Mserrit dhe të Nikajve, por dhe gjaku im, shpëtoj dy jetë vëlla e motër 16 – 17 vjeçarë nga Kosova në plazhin e Shëngjinit, që deti i mori në thellësi, por rrezikoj shumë jetën e tij dhe përfundoj në spital. Nuk gjej fjalë falenderimi për të., pasi ndërhyrja e tij ishte vëndimtare dhe ju shpëtoj jetën.
Zoti të dhashtë shëndet dhe të mira o fisnik që vëndose jetën tënde në shërbim të të tjerëve Robert Tonin Neçaj. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe veprimi i tij pasi rrjell nga trualli i bekuar i Kukel Ndocit, trualli qe ka prit e percjell miq e bija dhe ka nderue truallin e bajrakun.
Mirënjohje për Ty o shëmbulli më i mirë i rinisë Shqiptare. Shërim të shpejtë. Zoti të ruajt dhe të bekoftë. Sot me ndihmën e Zotit dhe të mjekëve Berti ka dal nga spitali dhe ndodhet në shtepi”, shkruan një tjetër i afërm i Robertit, Petrit Dedndreaj.