E BUJSHME/ 3 RUSË tentojnë të futen në Uzinën Ushtarake të Gramshit, sulmojnë dhe plagosin ushtarët roje

3 shtetas rusë kanë sulmuar mbrëmjen e sotme uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh.
Mësohet se 3 personat, që dyshohet se janë agjentë rusë, kanë dashur të hyjnë në mënyrë të fshehtë në Uzinë, ndërsa janë pikasur nga ushtarët që ishin në vendrojë. Në momentin që ushtarët janë afruar ka pasur një përleshje fizike mes palëve.
Në një moment një nga shtetasit rusë ka sulmuar me sprite ushtarët shqiptarë, duke lënduar dy prej tyre.
Një nga shtetasit rusë është arrestuar nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit, ndërkohë që për hetimin e kësaj ngjarjeje po merret antiterrori.
Ndërkohë mësohet po ashtu se rusit u janë kapur dhe aparate fotografikë me vete, ku në mikroçipat e tyre janë gjetur foto të uzinës.