Detaje të reja/ Uzina u sulmua nga dy rusë dhe një grua ukrainas, dyshimet e forta të SHISH se janë…

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur në Gramsh, ku 3 shtetas të huaj kanë tentuar të hyjnë në Uzinë ne Armëve.
Mësohet se personat kanë qenë dy shtetasit rusë dhe një grua ukrainase. Në përleshjen me ushtarët tanë janë përfshirë vetëm rusët, ndërsa gruaja ka qëndruar e distancuar.
Ndërkohë, disa ditë më herët, rusët kanë bërë fotografime të uzinës nga larg. Sipas tyre, rusët kanë bërë vëzhgim të imtësishëm më parë dhe ditën e sotme kanë tentuar të futen brenda.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) ka dyshime se shtetasit rusë dhe gruaja e ndaluar janë agjentë të shërbimeve sekrete ruse.