FOTOT/ Ja vajza ruse që u kap jashtë uzinës së Gramshit

Dy shtetas rusë dhe 1 ukrainas u arrestuan nga policia mbrëmjen e së shtunës pranë uzinës së armëve në Gramsh. Rusët janë Mikhail Zorin 24 vjeç dhe 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, ndërsa ukrainasi është F.A. 25 vjeç.

Policia dhe Ministria e Mbrojtjes kanë deklaruar zyrtarisht se 24-vjeçari Mikhail Zorin tentoi të futej brenda uzinës së ushtrisë, por kur u ndalua nga dy ushtarakët roje ai i sulmoi me sprej neuroparalizues duke ju shkaktuar lëndime në sy. Megjithatë ai u neutralizua dhe është i arrestuar.

Pranë perimetrit të uzinës, autoritetet e sigurisë konstatuan edhe dy shtetas të tjerë të huaj, rusen Svetlana Timofoeva dhe ukrainasin F.A. 25 vjeç. Të dy këta qëndronin brenda makinës së tyre tip Chevrolete ngjyrë portokalli. Edhe ata janë arrestuar, ndërsa makina është sekuestruar.

Rusët dhe ukrainasi kanë deklaruar për autoritetet shqiptare se janë turistë dhe fotografojnë baza të vjetra ushtarake për blogun e tyre. E paqartë mbetet përse kanë sulmuar me sprej neuroparalizues dy ushtarët shqiptarë. Çështja po hetohet nga Anti-Terrori, Policia Kriminale, ushtria dhe agjenci të tjera ligjzbatuese të sigurisë dhe shërbimit informativ.

Në fotot më poshtë është vajza ruse Svetlana Timofeva dhe ukrainasi F.A. 25 vjeç, si dhe automjeti i tyre i sekuestruar. TEMA

FOTOT/ Ja vajza ruse që u kap jashtë uzinës së Gramshit

FOTOT/ Ja vajza ruse që u kap jashtë uzinës së Gramshit

FOTOT/ Ja vajza ruse që u kap jashtë uzinës së Gramshit

FOTOT/ Ja vajza ruse që u kap jashtë uzinës së Gramshit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT